VIDEO/ Italia merr fitoren e dytë në miqësore, kundërshtarët e Shqipërisë mposhtën Ekuadorin

Italia ka marrë sot fitoren e dytë në po aq takime të zhvilluara. Pasi mposhtën Venezuelën me shifrat 1-2, axurrët kanë mposhtur edhe Ekuadoin me rezultatin 0-2. Fqinjët përtej Adriatikut kanë shënuar nga një herë për secilën pjesë për të siguruar këtë fitore.

I pari që e dërgoi topin në rrjetë ishte Pelegrini. Këtij të fundit i mjaftuan vetëm 3 minuta lojë për të zhbllokuar rezultatin e takimit. Ndërkohë goli i dytë u shënua në fund të ndeshjes. Kur po kronometrohej minuta e 94-t, Barela tregon klas dhe me një parabël të bukur e dërgoi topin pas shpinës së portierit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/