Hungaria ishte befasia e madhe e këtij edicioni në Ligën e Kombëve. E gjendur në grupin e “ferrit“ me Gjermaninë, Anglinë dhe Italinë, hungarezët çuditën duke lu.ftuar deri në ndeshjen e fundit për vendin e parë. Pas fitores së papritur ndaj “pancerave“, kreu i grupit i takonte Hungarisë. Entuziasmi ishte i lartë dhe mbrëmjen e sotme të gjithë sytë ishin kthyer nga “Pushkash Arena”, ku me një barazim apo fitore do të mbyllnin grupin në vendin e parë dhe do të prisnin biletën për në 4 ekipet që do të garonin për trofeun e Ligës së Kombeve.
Por ëndrrat e hungarezëve përmbysen nga Italia, e cila ka fituar me rezultatin 0-2 në Budapest. Goli i parë u shënua nga Raspadori në minutën e 27, ndërsa në të 52-tën Dimarko finalizon me gol një aksion model të axurrëve. Italia merr tre pikët dhe bashkë me to edhe vendin e parë në grup. Tashmë ekipi i Mançinit do të ketë mundësinë të provojë shanset për të fituar edhe trofeun e Ligës së Kombeve për këtë edicion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? | Italy's second goal by DiMarco 2-0 ??
pic.twitter.com/zhN9UiuFoN— SHA3WAZA ?? (@Sh3_aw) September 26, 2022