VIDEO/ Italia fiton në minutat e fundit, Retegui i jep fitoren të axurrëve kundër Venezuelës

Italia ka luajtur sot miqësoren e parë të muajit mars. Kombëtarja axurre është përballur me Venezuelën, të cilën e ka mposhtur me rezultatin 2-1. Një fitore që nuk erdhi lehtësisht për ekipin e Spaletit.

Retegui i dha epërsinë Italisë në minutën e 40 të takimit, por vetëm 3 minuta më vonë Maçisi ktheu vendosi sërish ndeshjen në baraspeshë. Për të siguruar fitoren, italianët duhet të prisnin deri në minutën e 80. Ishte përsëri sulmuesi i Xhenoas, Retegui, ai i cili e ndali topin në rrjetë.

Ndeshja përfundoi me rezultatin e ngushtë 2-1 në favor të axurrëve, të cilët më datë 24 do të masin forcat me Ekuadorin. Kujtojmë se Italia do të jetë kundërshtari i parë i Kombëtares sonë në Kampionatin Europian Gjermani 2024./Halit Delibashi-Sport Ekspres/