VIDEO/ Italia e Mancinit fiton edhe me formacion të dytë, Shaqiri çon në shtëpi Turqinë me 2 gola

Grupia A ka marrë sot pamjen përfundimtare. Skuadrat kanë luajtur të gjitha ndeshjet që kishin në dispozicion dhe tashmë janë përcaktuar dy vendet e para që presin biletën për fazën me eliminim direkt, ndërsa vendi i 3-të duhet të presë edhe verdiktin e grupeve të tjera. Italia e Mançinit fiton edhe me formacionin e dytë kundër Uellsit, të cilin e mposht me shifrat minimale 1-0 me anë të golit të Pesinës në minutën e 39.

Ndërkohë Zvicra zgjohet në ndeshjen e fundit dhe fiton bindshëm 3-1 kundër Turqisë. Ishte Xherdan Shaqiri ai që merr helvetët përdore dhe me dopietën e tij çon përfundimisht në shtëpi turqit, të cilët ikin nga Europiani me shijen e dështimit. Italia e mbyll kështu grupin në krye me pikë të plota, ndërsa kulifikimin e prek Uellsi që i merr vendin e dytë Zvicrës vetëm falë golavarazhit, teksa ndajnë të njëjtin numër pikësh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

LIVE, Itali-Uells 1-0 Pesina 39’

https://twitter.com/emaxstatman/status/1406654114616991755

LIVE, Zvicër-Turqi 3-1, Seferoviç 6’, Shaqiri 26’, 68’/ Kahveci 62′

https://twitter.com/TrashTalkMVP/status/1406650099510489093

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *