VIDEO/ Itali heroike, por Portugalia fiton Europianin U-19!

Fund i hidhur dhe parajsë portgueze! Kështu mund të quhet finalja maratonë e Europianit U-19 mes Italisë dhe Portugalisë, sidomos për axurrët, që ishin aq pranë fitimit të trofeut, por skuadra portugeze ka shuar shpresat në kohën shtesë, me anë të Korreias, që ka realizuar në minutën e 109, pasi koha e rregullt, pra 90 minutat, u mbyllën në një 2-2 spektakolar.

Axurrët e Nikolatos i kanë bërë ballë Portugalisë, sidomos me talentin e Juventusit, Kin, që ka shënuar dopietë dhe ka barazuar avantazhin e dyfishtë të portugezëve, të cilët e çuan finalen në 2-0 me golat e Zhoao Filipes dhe Trinkaos.

Sërish Filipe shënoi në shtesë, por Shamaka barazoi në minutën e 107-të, teksa goli i fundit i takimit që i dha suksesin Portugalisë erdhi me anë të Korreias në të 109-n.

Eshtë hera e parë për luzitanët që fitojnë Europianin për moshat U-19.

https://www.youtube.com/watch?v=hL5c9TNfumA

Finalja e Europianit U-19

Itali-Portugali 3-4

Shënues: Kin 76’, 77’, Shamaka 107’/ Zhoao Filipe 45’, 103’, Trinkao 74’, Korreia 109’

ITALIA (4-3-1-2): Plicari; Belanova, Zanandrea, Betela, Tripaldeli; Fratezi, Tonali, Melegoni; Zaniolo; Shamaka, Pinamonti.

PORTUGALIA (4-3-3): Zhoao Virxhinia; H.Korreia, Korreia, Karmo, Ruben Vinagre; Kuina, Florentino, Miguel Luis; Fransisko Trinlao, Zhoze Gomes, Zhoao Filipe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *