Struga e Shpëtim Duros ishte shumë pranë kualifikimit të madh në turin e dytë të Champions League. Pas një barazimit në transfertë 0-0 ndaj Zalgiris, situata ishte po e njëjta edhe në ndeshjen e kthimit. Kampionët e Maqedonisë së Veriut kaluan të parët në avantazh në minutën e 76.
Ibrahimi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe të gjithë po mendonin kualifikimin. Por vetëm pak sekonda më vonë, Kendysh barazoi për Zalgiris. Në minutën e 84 ishte autogoli i Radic që solli fitoren e Zalgiris, për t’i përmbyllur shifrat në 1-2. Kështu Struga është ndëshkuar nga mungesa e eksperiencës në Champions League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/