VIDEO/ Ishte penalltia e tij e parë në Serinë A, sulmuesi i Juventusit bëhet qesharak me mënyrën e gjuajtjes

Arkadius Milik ka shpërdoruar mundësinë për t’i dhënë fitoren Juventusit mbrëmjen e sotme. Sulmuesi polak fiton një penallti në minutën e 30 të takimit, të cilën merr përsipër ta ekzekutojë vetë. Një penallti e veçantë për të, teksa ishte e para që do të ekzekutonte në Serinë A.

Por në vend që ta festonte me gol, Milikut i duhet që ta fshijë sa më shpejt nga kujtesa. Futbollisti i Juventusit kërkon të shpërqendrojë portierin me mënyrën e tij të ekzekutimit, por në fund ka përfunduar duke u bërë qesharak në sytë e tifozëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *