VIDEO/ Ishte koha kur kurorëzonte Tiranën, Berisha bëhet notalgjik por… ngatërron vitin

Sali Berisha ka risjellë nga kujtimet e tij edhe momentin kur klubi i Tiranës fitonte Kupën e Shqipërisë kundër Teutës. Ndeshja përfundoi me shifrat 1-0 për bardheblutë, të cilën ia dolën të ngrinin lart trofeun. Kupa iu dorëzua pikërisht nga Sali Berisha, i cili në atë kohë mbante edhe postin e presidentit të Republikës së Shqipërisë. E pikërisht për këtë arsye ish-kryeministri ka vendosur të ndajë me të tjerët këto momente të finales.

“Miq, mendova të ndaj me ju këtë video të vitit 1993, e cila tregon pjesët më të bukura të ndeshjes finale midis Tirones dhe Teutës dhe dorëzimin e Kupës fitimtarit, ekipit të Tironës! Shpresoj tju pelqejë!“, ka shkruar në rrjetin e tij social në “Facebook“ Berisha, por duke ngatërruar këtu vitin. Kjo pasi finalja është luajtur në vitin 1994 dhe jo në 1993-shin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online