Sokol Cikalleshi e ka shijuar së tepërmi golin e parë që ka shënuar me Konyaspor në kampionat. Falë tij do të vinte edhe fitorja në shifrat 0-1 kundër Sivaspor. Në letër ishte Sivaspor më e favorizuar për të fituar takimin, ndërsa sulmuesi shqiptar shfrytëzoi gabimin e vetëm të mbrojtësit kundërshtar në minutat e fundit.
Sa i përket daljes në intervistë në përfundimin e takimit, Cikalleshi ka larguar përkthyesin dhe i është përgjigjur gazetarit në gjuhën turke. “Sot dua që të flas turqisht. Ishte ndeshje e vështirë. Sivaspori është ekip i fortë dhe ishte ndeshje shumë e vështirë. Kemi dhënë gjithçka në fushë dhe jam i lumtur për këtë gjë”, tha mes të tjerash Cikalleshi. /Sport Ekspres/
? ?. H. Konyaspor’a galibiyeti getiren Sokol Cikalleshi, tercüman deste?ini reddetti.
– Sevemez Kimse Seni Benim Sevdi?im Kadar
pic.twitter.com/T1Gw5XNpCj— Var Odas? (@Var_Odasi) August 16, 2021