VIDEO/ “Ishte e pabesueshme”! Selmani i prish debutimin portierit shqiptar, i shënon gol për 26 sekonda

Astrit Selmani i ka dhënë fund thatësirës së golave për këtë sezon. Sulmuesi shqiptar shpërtheu me gola vitin e shkuar, por me kalimin te Hamarbi marrëdhënia me golin nuk ka qenë e njëjta. Talenti 24-vjeçar ka gjetur pas disa kohësh rrjetën ditën e sotme, teksa ka shënuar golin e parë në fitoren 2-0 kundër Orebros.

Një gol ky që ka sjellë gëzim në fytyrën e Selmanit, por nga ana tjetër ka prishur debutimin e portierit shqiptar me skuadrën e Orebros. Mërgim Krasniqi ka pësuar gol pas vetëm 26 sekondash, duke mos e besuar as vetë atë se çfarë ndodhi.

“Nuk e ndjeva aq shumë, shkoi kaq shpejt. Unë e kam topin në grusht dhe krejt papritur duhet ta marr nga rrjeta. Ishte paksa e pabesueshme dhe shkoi shumë shpejt”, ka thënë Mërgim Krasniqi për golin e realizuar nga Selmani pas vetëm 26 sekondave lojë./Sport Ekspres/

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1416746936242253829

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online