VIDEO/ Ishte apo jo penallti? Hadroj e kap topin me dorë dhe polemika te Teuta, nuk akordohet 11-metërsh

Teuta-Partizani ka prodhuar ritëm të frikshëm në këto 45 minuta të para dhe ndoshta ka qenë ndeshja më e bukur që kemi parë deri tani, në këtë pjesë të parë. Hoti kaloi të kuqtë në avantazh që në minutën e dytë, ndërsa vendasit barazuan shpejt me Grudën.

Mbrojtja e Teutës fut ujë nga të gjitha anët, teksa Da Silva dhe Hoti i dërguan shifrat në 1-3. Në minutën e 46, te ekipi i Shkëmbit kishte shumë polemika për një rast të dyshimtë. Hadroj e ka kapur topin me dorë pas gjuajtjes së kundërshtarit, por nga ana e arbitrave është vlerësuar si dorë në pozicionin natyral. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *