Milani humbi ndaj Napolit të Gatuzos me rezultatin 0-1 dhe tashmë gjithçka vështirësohet për kuqezinjtë te cilët rrezikojnë zonën Champions. Pa Ibrën, asgjë nuk shkon mirë në sulm, teksa Leao dhe Rebiç nuk arrijnë të bëjnë detyrën që u kërkohet. Pavarësisht lojës jo të mirë, duket se dhe arbitri ishte protagonist në vulosjen e këtij rezultati.
Në minutën e 87-të Kulibali bën një ndërhyrje të dyshimtë në zonë ndaj Theos, e cila mund të rezultonte në penallti. Megjithatë arbitri e vazhdoi lojën, pasi e cilësoi si kontakt jo të konsiderueshëm për tu akorduar si 11 metërsh . Edhe pas konsultimit me VAR, gjyqtari vendosi të mbante të njëjtin qendrim. Kjo ka acaruar shumë tifozët milanistë, të cilët kanë shpërthyer në rrjetet sociale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/