VIDEO/ Ishte apo jo? Grekët ndihen të vjedhur nga VAR në “Europa League”, Valbuena: Jemi pa b***, nuk më kishte ndodhur kurrë

Olimpiakosi është eliminuar nga Europa League pas humbjes 1-0 ndaj Ëolvesit, ndërsa takimi i parë kishte përfunduar në barazimin 1-1. Por grekët ndihen të vjedhur nga arbitri dhe VAR. Fillimisht për një gol që i’u anullua me Kamaras në pjesën e parë, ku edhe pas përsëritjeve të pamjeve, nuk e ka një shpjegim të saktë. Më pas edhe për një penallti të kërkuar në pjesën e dytë me El Arabi.

Te ekipi grek të gjithë e kanë me gjyqtarin se i ka nxjerrë nga ky kompeticion, ndërsa edhe një lojtar me aq shumë eksperiencë si Valbuena, e sheh në këtë mënyrë. “Ne e meritonim që të kalonim. Ishim më mirë se kundërshtari. Jemi të zhgënjyer. Ishte viti më i bukur në karrierën time, por u mbyll keq. Por si mund të luajmë pa b*** në një kompeticion të tillë? Ishte e turpshme mënyra sesi u mbyll ndeshja. Nëse do të ishim keq, nuk do të kisha thënë asgjë. Por nuk më kishte ndodhur kurrë në karrierën time”, u shpreh Valbuena. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *