Britania e Madhe është goditur nga një stuhi e fortë këtë javë. Stuhia Eunis ka shkaktuar dëme të mëdha në ishull, ndërsa prej saj është prekur edhe stadiumi i Totenhemit. Klubi londinez ka shpenzuar rreth 1 bilionë paund për rikonstruktimin e këtij impianti të përfunduar në vitin 2019, punimet e të cilit zgjatën përreth tre vite.
Por era e fuqishme nuk ka pyetur për miliardat e shpenzuara, teksa në rrjet janë shfaqur pamje të çatisë së Totenhemit duke u lëkundur. Por pavarësisht kësaj, nuk raportohet për dëme materiale në shtëpinë e skuadrës së Kontes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
The roof of the @SpursOfficial football ground is currently pulsating up and down in the wind!
(Turn your phone landscape and look at the suspended lighting rigs)#StormEunice pic.twitter.com/wzXTpzH4K3
— Paul McNamara (@PGMcNamara) February 18, 2022