Prej ditësh është folur për një kalim të kryer të Edin Dzeko-s në radhët e Interit, të cilët gjejnë zëvendësuesin e Lukakut. Por kur të gjithë ishin në pritje të zyrtarizimit, zikaltrit bëjnë befasinë. Sulmuesi boshnjak zbret në fushë me fanellën e kampionëve në fuqi të Italisë gjatë një takimi miqësor kundër Dinamos së Kievit.
Një debutim ky që nis me këmbën e mbarë, teksa lojtari arrin menjëherë të ktheht protagonist. Dzeko ka dribluar portierin e ukrainasve dhe më pas ka tundur rrjetën e zbrazët. Goli i parë ky me fanellën zikaltër, pavarësisht se ende nuk është zyrtarizuar si futbollist i Interit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/atta0993/status/1426591148597039111