VIDEO/ Interi mban ritmin për garën për titull, Asllani “flirton” me golin në fitoren kundër Veronës

Interim err tre pikë mjaft të vlefshme në “Xhuzepe Meaxa“. Zikaltrit kanë mposhtur Veronën me shifrat minimale 1-0. Ndeshja u vendos që në minutën e 3-të, kur Lautaro Martinez e dërgoi topin në rrjetë dhe i dha fitoren skuadrës së tij. Verona u përpoq të reagonte në pjesën e parë, por pa sukses.

Interi dyfishoi shifrat në pjesën e dytë të lojës, por gjyqtari i mohon festën duke e konsideruar të parregullt. Në minutën e 69 në fushën e lojës aktivozohet edhe Kristjan Asllani, i cili kërkoi të shënonte golin e tij të parë me fanellën zikaltër. Mesfushori shqiptar shmang bukur një kundërshtar në afërsi të zonës dhe më pas liron të djathtën e tij. Asllani “flirton“ me golin, por pa mundur të shënojë, pasi topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Rezultati qendroi i pandryshuar deri në fund të ndeshjes dhe Interi shkon në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Juventusi dhe 1 më pak se Milani. Zikaltrit ruajnë ritmin për garën për titull, teksa mban ende diferencën prej 10 pikësh nga Napoli i vendit të parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online