Përfundon me rezultatin 2-2 ndeshja mes Romës dhe Interit, duke mos ndryshuar renditjen e përgjithshme të Serisë A. Pjesa e parë nisi me një gol të Romës, teksa Pelegrini gjeti rrjetën në minutën e 17-të. 45 minutat e para përfundon me rezultatin 1-0, ku Interi pavarësisht tentativave të shutmta nuk arriti të barazojë shifrat. Në pjesën e dytë, Interi e nisi lojën me “marshin e pestë”. Pas një krosimi nga Brozoviç, Skriniar gjen golin e baraspeshës.
Menjëherë pas tij, mbrojtësi i krahut Hakimi solli avantazhin për skuadrën e drejtuar nga Antonio Konte. Teksa dukej se ndeshja do të përfundonte me fitoren e zikaltërve, Mancini gjen rrjetën në të 86’tën dhe mbyll gjithçka në 2-2. Pas këtij barazimi, Interi pozicionohet në vendin e dytë në kuotën e 37 pikëve, me vetëm 3 pikë më pak se Milani. Nga ana tjetër, Roma mbetet përsëri në vendin e tretë me 34 pikë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/