VIDEO/ Interi i jep Milanit goditjen e 4-t radhazi dhe e largon nga titulli, vetëm 2 minuta për Asllanin në derbi

Milano po përjeton një krizë rezultatesh në Itali. Kampionët në fuqi të Serisë A kanë marrë sot goditjen e 4-t radhazi. Kuqezinjtë janë mposhtur në derbin e Milanos me rezultatin 1-0. Interi ka marrë tre pikë mjaft të rëndësishme në “San Siro“, duke mbajtur ritmin e Napolit dhe duke larguar gjithnjë e më shumë nga gara për titullin rivalin e përjetshëm, Milanin.

Gol i vetëm i takimit mban autorësinë e Lautaro Martinezit. Argjentinasi shkund rrjetën në minutën e 34-t dhe i jep kështu “shuplakën“ e radhës Milanit. Ndërkohë për Kristjan Asllanin pati vetëm dy minuta në këtë derbi. Mesfushori shqiptar u aktivizuar në minutën e 94-t nga Inzagi, i cili vazhdon të çudisë me hapësirat e pakta që po i jep Asllanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *