“Iu bënë parametrat mjekësorë dhe atletikë“, Çelmeta i tregon klubeve shqiptare emrin për t’u ndjekur: Është vetëm 19 vjeç

Prania e elementëve të talentuar në kategoritë më të ulta të kampionatit shqiptar ishte një nga temat e diskutimit në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“. Roland Çelmeta ka nënvijëzuar një emër që mund të bëjë diferencë në të ardhmen. Çelmeta ka përmendur emrin e Pasmaçiut, një mbrojtës krahu 19-vjeçar, që tashmë po luan me Ilirinë për të grumbulluar sa më shumë minuta.

“Nuk e them për t’i bërë reklamë. Jurgen Pasmaçiu, 19 vjeç, në parametrat e një mbrojtësi krahu 1.89, duke e ndjekur nga afër paragjykohet edhe te U21-shi. Ky është lojtar i mirë, merre shikoje, kontrolloje. Sot ai luan te Iliria e Fushë-Krujës në Kategorinë e Dytë, përkohësisht. Ka startuar shumë mirë. U panë parametrat mjekësorë dhe atletikë, u ndoq në stërvitje Për të marrë kohën për të luajtur, zbret këtu. Këtu përbën lajm kur e merr nga jashtë“, është shprehur Roland Çelmeta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online