VIDEO/ Interi është skuadra për t’u mundur! Zikaltrit thyejnë “mallkimin” ndaj Lacios, fitojnë në “Olimpiko” pas 5 vitesh

Interi është padyshim skuadra për t’u mundur në këtë sezon në Serinë A. Zikaltrit kanë mposhtur sot Lacion në “Olimpiko” me rezultatin 0-2. Goli i parë i takimit u realizuar nga Lautaro Martinezi në minutën e 40, ndërsa në të 66-n ishte Turami ai që dyfishoi shifrat. Në momentin kur Lacio po përpiqej të reagonte, Lazari la ekipin me 10 lojtarë.

Sjellja e tij ndaj gjyqtarit nuk u tolerua aspak, teksa Mareska i tregoi menjëherë kartonin e kuq në minutën e 86 të ndeshjes. Interi theu sot “mallkimin” që e përndiqte që nga 2018-a ndaj Lacios. Zikaltrit nuk fitonin në “Olimpiko” kundër bardhekaltërve prej 5 vitesh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *