VIDEO/ Interi ecën me hap kampioni në Serinë A, shkatërron Salernitanën në “Xhuzepe Meaxa”

Interi vazhdon të marshojë drejt skudetos. Zikaltrit po ecin me hap kampioni në Serinë A, ku deri më tani nuk njohin kundërshtarë për titullin. Ekipi i Inzagit ka shkatërruar me shifrat e thella 4-0 Salernitanën në “Xhuzepe Meaxa” mbrëmjen e sotme.

Interi hipotekoi fitoren që në pjesën e parë të ndeshjes. Turami zhbllokoi shifrat në minutën e 17, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë Lautaro Martinezi dyfishoi rezultatin. Në listën e golashënuesëve u përfshi edhe Dumfrisi, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 40. Ndrërkohë, kur kronometri po numëronte minutën e fundit të kohës së rregullt, Arnautoviçi i dërgoi shifrat përfundimtare në 4-0. Në lojë u aktivizua edhe Kristjan Asllani, i cili zuri vendin e Çalhanoglusë në minutën e 66./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online