Përtej përplasjeve dhe historive të ndodhura në derbin mes Partizani-Tirana, për një tifoz ishte momenti më i bukur i jetës së tij. Ai kishte përgatitur një mënyrë tërësisht origjinale për t’i propozuar të dashurës së tij.
Fillimisht hyri në fushë dhe rrëzohet, me stjuardët që shkojnë për ta kapur. Më pas ata thërrasin të dashurën e tij për të kontrolluar gjendjen e djalit, derisa ngrihet në këmbë dhe i propozon për martesë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
View this post on Instagram