Video | Incidente në Madagaskar-Senegal, një tifoz i vdekur dhe shumë të plagosur!

Përplasje, një i vdekur dhe shumë të plagosur në ndeshjen Madagaskar-Senegal për kuadër të eliminatoreve të Kupës së Afrikës. Ndeshja u mbyll në barazim 2-2, ku interisti Keida Balde shënoi një nga golat e Senegalit.

Incidentet mes tifozëve shpërthyen gjatë hyrjes në stadium të tifozëve, përpara nisjes së takimit. Një person humbi jetën dhe 37 të tjerë mbeten të plagosur. Problemet nisën për shkak të turmës së madhe të tifozëve gjatë hyrjes për në stadium.

Dëshmitarët raportuan se mijëra tifozë ishin mbledhur jashtë stadiumit dhe “Mahamasina” që në orët e para të mëngjesit dhe tifozët nisen të shtyheshin me njëri-tjetrin gjatë hyrjes në stadium.  Situata doli jashtë kontrollit dhe bilanci ishte negativ.

Sfida e luajtur në Antananarivo, kryeqytetin e vendit afrikan, u luajt pavarësisht trazirave dhe u ndoq nga 20 mijë tifozë. Voavi (44’) dhe Andria (68’) shënuan për vendasit, ndërsa Konate (27’) dhe Keita Balde (62’) ishin autorët e golave të Senegalit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *