Beshiktashi është përballur sot me Sivasporin, të cilin e mposhti me rezultatin 2-0. Titullarë në këtë ndeshje kanë qenë edhe Rei Manaj me Çiro Imobilen. Të dy sulmuesit janë përfshirë në një episod që ka hapur mjaft debate pas ndeshjes.
Gjatë kohës kur Beshiktashi kishte të drejtën për të kryer një goditje dënimi, Rei Manaj ishte duke mbuluar sulmuesin italian në zonë. Mbulimi i rreptë i lojtarit shqiptar bëri që Imobile të humbte për një çast kontrollin e nervave të tij. Imobile u kthye drejt Manajt dhe i vendosi të dyja duart në kokë, duke sjellë rrëzimin e tij përtokë. Por arbitri u mjaftua me vetëm një karton të verdhë për ish-futbollistin e Lacios.
Pas ndeshjes, trajneri i Sivasporit ka ironizuar sulmuesin e Beshiktashit. Bylent Ujguni është shprehur se Imobile ngatërroi sport dhe mendoi se ishin duke zhvilluar ndeshje mundjeje. “Edhe babai im ka qenë një mundës. Më duket se Imobile mendoi se ishte ndonjë ndeshje mundjeje, ose diçka e tillë”, është shprehur Bylent Ujguni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Immobile’nin Manaj’a yapt??? hareket
— Plus Sports (@plussportz) September 1, 2024