VIDEO/ Immobile luan lojë “të pistë” me djalin e tij, reagimi epik kur mashtrohet me ushqimin

Futbollistët vazhdojnë të qedrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre gjatë kësaj periudhe të vështirë, ku numri i të prekurve nga pandemia Covid-19 sa vjen e shtohet. Megjithëse karantinimi është një sfidë e vështirë për shumë persona, të paktën ekziston një anë positive, teksa njerëzit po kalojnë më shumë kohë me familjarët e tyre. Të njëjtën gjë po e bën edhe golashënuesi më i mirë i Serisë A për momentin, Ciro Immobile. Ky i fundit duket se po e shijon kohën e kaluar me familjen dhe fëmijët e tij.

Një video e sulmuesit të Lazios me djalin e tij po bën xhiron e rrjetit. Immobile shfaqet duke e ushqyer fëmijën e tij, por duke u treguar paksa “i keq“ me të. Ushqimi në fund përfundonte në gojën e futbollistit italian, që mashtron kështu fëmijën e tij. Fytyra e djalit të Immobiles shkakton edhe të qeshura te lojtari i Lazios, që nuk e përmban dot veten, ndërsa duket i lumtur nën praninë e familjes së tij./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online