VIDEO/ Imagjinojeni në sulm me Brojën! Shihni spektaklin e Florian Kamberit ndaj Celtic, me lëvizjet e Ronaldos

Florian Kamberi është padyshim sulmuesi që i ka munguar Kombëtares së Shqipërisë. Sulmuesi 25-vjeçar ka zgjedhur që të përfaqësojë ngjyrat e kuqezinjëve, megjithëse Reja nuk ka pasur mundësinë që ta shfrytëzojë potencialin e tij.

Tekniku italian do ta ketë në grumbullim për ndeshjet e marsit, atje ku do të shtohen edhe më shumë forca sulmuese e Shqipërisë. Kamberi kaloi së fundmi te Aberdeni në Skoci dhe gjatë mbrëmjes së djeshme luajti si titullar kundër Celtic.

Paraqitja e futbollistit shqiptar ishte mbreslënëse dhe u vlerësua si më i miri në fushën e lojës për ekipin e tij. Më poshtë gjeni edhe disa momente të Kamberit duke provuar lëvizjet e Ronaldos, për të vallëzuar ndaj kundërshtarit.

Shtylla e ndali në një raste me goditjen nga distanca për të shënuar, ndërsa arbitri në krahun tjetër pasi i mohoi penalltinë. Flitet për sulmuesin që arrin të shkojë me driblime dhe i vetëm me top në zonën kundërshtare, aftësi kjo që nuk shihet te lojtarët e tjerë të Kombëtares. Mbetet vetëm për t’u imagjinuar një dyshe në sulm me Armando Brojën… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online