VIDEO/ Ilir Dajën nuk e lënë që të japi intervistë në Kosovë, lojtarët dhe tifozët festojnë me të titullin e dytë kampion radhazi

Ilir Daja është shpallur për herë të dytë radhazi kampion në Kosovë. Trajneri në fjalë u largua në mënyrën më të keqe nga Partizani, pa arritur që të lërë gjurmë dhe me të kuqtë që nisën sezonin më të keq të mundshëm.

Më pas erdhi aventura te Ballkani, atje ku Daja arriti menjëherë që t’i jap titullin e parë në histori. Por pas fitores së sotme 2-0 ndaj Ferizajt, Ilir Daja është shpallur kampion për herë të dytë radhazi me Ballkanin në Kosovë.

Teksa Ilir Daja po jep intervistë në “Art Motion” pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët dhe tifozët i kanë bërë një dush të ftohtë trajnerin shqiptar që nisi të festojë me ta titullin kampion. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *