Ikady Gundogan ka marrë drejtimin e grupmoshës së U-16 të Manchester City. Menjëherë mesfushori i ka shpjeguar idetë e tij lojtarëve për anën taktike dhe mënyrën sesi do të procedojë skuadra për të dalë në sulm.
Lojtari 31-vjeçar ia ka bërë të qartë futbollistëve se sa e rëndësishme është kontakti me sy, por gjithashtu edhe mënyra për të tërhequr kundërshtarët në njërin krahë të fushës si me magnet, përpara se ta dërgojnë topin në krahun tjetër ku ka hapësirë të madhe.
Gundogan ka tashmë licencën B për të trajnuar, ndërsa Guardiola e lejon njëherë në javë mesfushorin që t’i jap leksione edhe grupmoshës U-16 të Manchester City. Pritshmëritë janë të mëdha që në të ardhmen Gundogan të bëhet trajner i mirë, pasi ka marrë jo pak nga Guardiola, Tuchel dhe Klop. /Sport Ekspres/
?lkay Gündo?an taking his first training session with Man City’s U16 team, as part of the German coaching license.
He explained the role of eye contact and importance of drawing opponents towards one side of pitch before switching the ball to other. pic.twitter.com/Ei2klrnWWW
— Gaurav (@The_Architetto) August 29, 2022