UTA Aradi ka marrë një fitore me rezultatin e ngushtë 1-2 në transfertën kundër Botoshanit. Meritë në marrjen e tre pikëve pati edhe Idriz Batha, i cili la gjurmë në takimin e sotëm. Në minutën e 26 Aradi fiton një goditje nga këndi.
Pranë flamurit në cepin e fushës shkon mesfushori shqiptar, i cili jep krosimin perfekt në zonë për Cascini-n, që me kokë e shtyn topin në rrjetë. Vetëm pesë minuta më vonë Aradi dyfishon rezultatin, ndërsa në të 53-tën Sno ngushton diferencat. Halit Delibashi-Sport Ekspres/