Edhe pse 38 vjeç duket se Ibrahimoviç nuk njeh moshë. Suedezi ka shënuar dopietë ndaj Bolonjës, duke i dhuruar kuqezinjve fitoren e parë në Seria A. Pas një asisti të Theo Hernandez në minutën e 35-të, Ibrahimoviç do të hapte sfidën, teksa portjeri i Bolonjës ishte i pafuqishëm për ta ndalur këtë gol. Në minutën e 50-të Ibra do të shënonte golin e dytë për Milanin nga pika e bardhë e penalltisë, si dhe golin e 70-të me Milanin.
Kjo fitore është një ogur i mirë për skuadrën e drejtuar nga Pioli, sepse Milani në shumë e raste e ka nisur me disfatë ndeshjen e parë në kampionat. Sezonin e kaluar, pas karantinës skuadra ishte mjaft kompakte, duke treguar shpresë për një të ardhme mjaft të mirë. Objektivi kryesor i “djallit” është të rikthehet në Champions League, e cila u mungon tifozëve të Milanit që nga viti 2012./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Zlatan Ibrahimovic, 40 år nästa år, startar säsongen med att göra 1-0 och 2-0 för Milan mot Bologna.??pic.twitter.com/7O7puUJkXQ
— ????? ??????????? (@__SimonSays__) September 21, 2020
https://twitter.com/SnapGoal/status/1308133473543163904