VIDEO | “Ibra-kadabra”, suedezi shënon dhe udhëheq LA Galaksin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Zllatan Ibrahimoviç duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Suedezi ka shënuar dhe ka dhënë një asist në fitoren e Los Anxhelos Galaksi, që triumfoi 0-2 në transfertën e Vankuverit.

Gjiganti i sulmit, fillimisht asistoi shokun e tij të skuadrës në minutën e 63-të për golin e avantazhit dhe më pas shënoi pas tetë minutash, teksa pasi u lirua në zonë, shkundi rrjetën me predhën e tij.

Goli i katërt në pesë ndeshje ky për Ibrahimoviç, me ekipin e tij që renditet në vendin e dytë tashmë, me vetëm një pikë më pak se kryesuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *