Pjesa e dytë ka nisur me gol në Londër. Pasi pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me pak raste, fraksioni i dytë i sfidës ka nisur me gol në ndeshjen Totenhem-Dortmund. Ka qenë i zakonshmi, Son, i cili ka shënuar për ekipin e Totenhem, duke çuar peshë tifozët e tij.
Një gabim në mbrojtjen e Dortmundit, ka bërë që Jan Vertongen të rrëmbejë topin e të pasojë për Son, i cili u tregua i saktë përballë Burkit, duke dërguar topin në cepin e djathtë. Nisje më të mirë nuk mund të kishte për “gjelat” e Londrës.