Roma është duke luajtur ndeshjen e dytë kualifikuese të Ligës së Europës kundër Fejnordit. Ndeshja është shoqëruar me tension në pjesën e parë. Në minutën e 32-të, ndihmësi i Murinjos bën një gjest krejtësisht të shmangshëm. Gimenez del jashtë vijave kufizuese dhe kërkon të marrë shpejt në zotërim topin, por zyrtari i Romës kërkon ta ndalë.
Ai i vendos duart pas shpine dhe më pas në fytyrë kundërshtarit, i cili më pas hidhet përtokë dhe shtyn aribtrin të nxjerrë karkonin e kuq. Mes kampeve ka përplasje, teksa ndihmësi i Murinjos kërkon më pas të kacafytet me kapitenin e Fejnordit, duke e kapur këtë të fundit nga fanella. Situata më vonë është qetësuar dhe zyrtari i Romës ka lënë fushën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?Roma’s assistant manager embodying Mourinho and getting sent off… he shouldn’t have his hands near the player but that is some truly embarassing theatrics from Giminez.#UEL #RomaFeyenoord pic.twitter.com/Hc2mvSwD0x
— 101 Great Goals (@101greatgoals) April 20, 2023