Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, Real Madridi priti Barcelonën dhe fitoi 4-0 me tre gola të Benzema. Francezi shënoi golin e dytë në këtë ndeshje nga penalltia në minutën e 58-të, kur nuk ra pre e provokimeve të Marc-Andre Ter Stegen.
Gjermani në portën e Barcelonës u përpoq në çdo mënyrë që Benzema të gjuante në krahun e djathtë të portierit, por nuk ia doli. Ter Stegen qëndroi në gjysmën e djathtë të portës, tregoi me dorën e djathtë se ku do të gjuante francezi, por provokimet ishin të kota.
Kapiteni i Realit ishte thellësisht i fokusuar, as që ngrinte kokën, dinte ku të gjuante dhe ishte i përqendruar vetëm te gjuajtja e tij. Kur gjyqtari dha sinjalin, Benzema bëri një vrapim të shkurtër dhe e dërgoi topin në njërën anë dhe Ter Stegen në anën tjetër. Madje gjermanit i ka treguar me dorë se ka provokuar kot. /Sport Ekspres/