VIDEO/ I pandreqshëm! Po luante kundër Konyaspor, Balotelli godet me grusht shokun e ekipit

Mario Baloteli është i pandreqshëm! Padyshim që sjellja e tij ka bërë që karriera e sulmuesit të mos vazhdojë në nivelet e larta, në bazë të aftësisë që zotëron ky futbollist. Në moshën 31-vjeçare, Baloteli e gjen veten duke luajtur me Adana Demirspor në Turqi. Për më tepër që nuk shihet si yll i paprekshëm dhe kjo “e shkatërron” sulmuesin.

Në përballjen e sotme ndaj Konyaspor që u mbyll me shifrat 1-1, Baloteli është hequr nga loja në minutën e 56. Sulmuesi e humbi tërësisht toruan dhe nisi të shpërthente në pankinë me veprime që tregonin qartësisht sesa keq po e përjetonte vendimin e trajnerit. Ndërkohë nuk ngurroi që të godiste me grusht edhe shokun e tij që ndodhej pranë duke zbrazur nervat. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *