VIDEO/ I pagabueshëm nga penalltia! Kristjan Asllani shënon gol tjetër me Interin nga 11-metrat, portieri në krahë tjetër

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kristjan Asllani pritet që të largohet nga Interi në këtë merkato vere. Drejtuesit zikaltër janë irrituar me shqiptarin pasi kërkojnë largimin e tij, ndërsa mesfushori i Kombëtares kërkon kohën për të bërë lëvizjen e duhur.

Ai nuk pranon që të largohet nga Serie A dhe kjo ka sjellë një klimë të tensionuar. Megjithatë duket se një farë qetësie është vendosur për rastin në fjalë pasi Asllani ka luajtur në miqësoren mes Interit dhe Interit U23 nga minuta e parë.

Ndeshja ka përfunduar në shifrat 7-2, ndërsa Asllani shënoi golin e tretë për Interin. Një tjetër gol që erdhi nga penalltia, atje ku edhe njëherë tjetër Asllani tregon se është i pagabueshëm. /Sport Ekspres/