VIDEO/ I pafat! Marash Kumbulla i shënon Juventusit për datëlindje, pastaj ia anullojnë

Marash Kumbulla vazhdon që të luajë në nivelet më të larta në kampionatin italian. Mbrojtësi shqiptar e ka nisur nga minuta e parë edhe në mbrëmjen e sotme, atje ku Verona është duke u ndeshur ndaj Juventusit. Rezultati është në shifrat e bardha 0-0, por në mesin e takimit do të kishte një gol të anulluar për mbrojtësin e Kombëtares.

Ky i fundit feston sot datëlindjen përballë bardhezinjve, ndërsa arriti që të shënonte edhe një gol. Festa që ka zgjatur shumë, derisa ka hyrë teknologjia VAR. Sipas kësaj të fundit, lojtari kuqezi ndodhej pak përpara lojtarëve kundërshtarë, por aq sa mjafton për ta nxjerrë të pavlefshëm realizimin e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online