Muaji mars e ka gjetur Bekim Balajn protagonist në futbollin austriak. Sulmuesi shqiptar ka hyrë në fushën e lojës në minutën e 82-të të takimit, por sërish i ka mjaftuar për të dhënë kontributin e tij për skuadrën e Shturm Gracit. Vetëm 10 minuta pas aktivizimit, futbollisti shkodran dhuron asist për shokun e tij të ekipit, Jebo.
Ky i fundit nuk gabon dhe tund rrjetën në momentet kur pritej vërshëllima e trefishtë e arbitrit. Një gol ky që pati një rëndësi të madhe për ndeshjen, pasi vulosi barazimin. Svarovski Tirol-Shturm Grac u mbyll në shifrat 1-1, me të dyja skuadrat që u larguan me nga një pikë nga stadiumi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
La belle passe D de la tête de B. Balaj avec Sturm Graz pic.twitter.com/3wzLWR4pKW
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) March 6, 2021