I gjendur në shtëpi dhe larg ambjenteve sportive Edon Zhegrova ka pranuar me kënaqësi sfidën e të nominuarve me letrën higjenike. Një nominim i ardhur nga këngëtari këngëtari Capital T, nuk e ka vendosur aspak në siklet këtë të fundit por përkundrazi i ka dhënë mundësi sulmuesit të shfaq më të mirën e tij në xhonglime.
Ndryshe nga futbollistët e tjerë që kanë pranuar këtë sfidë, Zhegrova ka dhuruar dhe pak moment freestyle duke u shprehur se është në gjendje ta xhongloi letrën higjenike pa i krijur asnjë vështirësi. E kjo nuk lë aspak dyshime pasi shpesh herë Zhegrovën e kemi parë në fushë të dhurojë një lojë akrobatike me topin duke preferuar të mos zhvillojë thjesht një ndeshje normale./Sport Ekspres/