VIDEO/ I kujtuan golin e Nexhipit për 40 sekonda, Tirana hap arkivën dhe thumbon Partizanin: A ka më shpejt se kaq?

Duke qenë se futbolli është ndalur dhe vendi po ndjek masën e izolimit, tashmë duelet sportive janë zhvendosur nga fusha e blertë në rrjetet sociale. Fillimisht ishin tifozët që nisën luftën e ftohtë me njëri-tjetrin, për t’ja pasuar më pas “topin” ekipeve të tyre të zemrës. Derbi është kryefjala e futbollit shqiptar dhe nga të gjithë përjetohet më shumë se sa një lojë futbolli. Për këtë arsye edhe thumbimet mes Tiranës dhe Partizanit nuk mungojnë asnjëherë në lidhje me këtë temë.

Rreth një javë më parë Partizani do të shpërdante në faqen zyrtare një gol rekord të Nexhipit, i cili për vetëm 40 sekonda lojë zhbllokon shifrat në derbin e zjarrtë me Tiranën. Por bardheblutë nuk kanë mbetur duarkryq dhe i janë përgjigjur me të njëjtën monedhë. Tirana ka hapur arkivën e saj dhe ka ndarë me të gjithë një gol nga derbi i vitit 2003, atëherë kur bardheblutë tundnin rrjetën e Partizanit për vetëm 19 sekonda. “A ka më shpejt se kaq?”, ngrenë pyetjen 24 herë kampionët e Shqipërisë, që me këtë thumbim sfidojnë rivalët e përjetshëm për golin më të shpejtë në derbi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online