VIDEO/ I ka të gjitha mediat në Portugali kundër! Vetëm 48 sekonda, konferenca e çuditshme e trajnerit të Portos

Porto bëri befasinë e madhe në “Champions League” teksa eliminoi Juventusin nga kompeticioni. Fitorja e bardhezinjëve në shifrat 3-2 në ndeshjen e djeshme ishte triumfi më i hidhur i kohëve të fundit për kampionët e Italisë. Një mrekulli e madhe e ideuar nga ana e trajnerit Conceicao, teksa edhe pse Porto luajti me një lojtar më pak, arriti që të siguronte kualifikimin me Juventusin. Por në Portugali ka një problem serioz me mediat.

Këto të fundit nuk tregon aspak dashamirëse me Porton dhe zgjedhin gjithmonë që të anashkalojnë sukseset e kësaj skuadre. Madje trajneri Conceicao u shpreh se i duhej të kontrollonte me imtësi të gjithë shtypin sportiv portugez që të gjente informacionin se Porto do të ndeshej në Itali kundër Juventusit.

E kapaku është vendosur në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Mes adrenalinës që trupi i përshkonte dhe dëshirës për të shpjeguar sesi ia doli që të eliminonte Juventusin, konferenca e Conceicao u mbyll vetëm pas 48 sekondash pasi asnjë gazetar portugez nuk ishte i pranishëm për të drejtuar pyetje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online