(VIDEO) I gjakosur por në fushë, Grizman vazhdoi për të mos lënë ekipin në baltë!

Luhet për finalen e Europa League (Lion), por minutat e para të ndeshjes në “Wanda Metropolitano” mes Atletiko Madridit dhe Arsenalit kanë qenë padiskutim nën shenjën e dëmtimeve, ndërhyrjeve të rënda dhe përplasjeve burrërore… Intensitet i jashtëzakonshëm në fushën e lojës, mes dëmtimit të rëndë të pësuar nga Koshielni, por sigurisht episodi që ka lënë të gjithë gojëhapur është rasti i Antua Grizmanit, i cili pak pasi arbitri kishte vërshëllyer fillimin e ndeshjes, përplaset me Çembërs dhe pas koke ka një të çarë që nxjerr gjak…

https://www.youtube.com/watch?v=cZc_0WKReMY

Por, francezi vendos dorën dhe dallon gjakun, por vazhdon lojën sikur nuk ka ndodhur gjë dhe duke mos u mjekuar jashtë katërkëndorit, edhe pse rregullat e UEFA-s janë të qarta, pra që duhet të dedikohesh. Arbitri nuk dallon asgjë, edhe pse lojtarët e Arsenalit e sinjalizojnë. Pak më vonë, Koshielni dëmtohet në kavilje, në thembrën e Akilit, duke qëndruar në tokë dhe duke bërtitur me të madhe, për dhimbjet, duke qenë se thuajse 100% ka humbur botërorin në Rusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *