Realit i Madridit ka fituar sot “El Clasico”-n ndaj Barcelonës. Heroi i “los blancos”-ave ishte Jude Bellingham-i, i cili shënoi të dy golat që sollën fitoren. Goli i parë i tij u realizua në minutën e 68, duke kthyer sërish baraspeshën në fushë.
I gjithë stoli i rezervave u ngrit në këmbë për të festuar, por ai që bëri më tepër përshtypje ishte Toni Kroos-i. Mesfushori vërteton steriotipin e ftohtësisë gjermane. Kroos-i qendroi i palëvizur në vendin e tij, duke i ngjasuar më tepër një manekini dhe jo një lojtari që po feston një gol në një nga ndeshjet më të forta të globit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Toni Kroos’ reaction to Jude Bellingham’s first goal ?
— CentreGoals. (@centregoals) October 28, 2023