Crvena Zvezda do ta kalojë në fazën e grupeve të Europa League. Me një autogol në minutën e fundit, gjigandët serb u eliminuan në play-off të Champions League me një dështim epik nga vetë tifozët e tyre. Kampioni i Serbisë ishte në kryesim 2-0 ndaj Maccabit, por koha shtesë në të dyja pjesët ishte fatale për bardhekuqtë, si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë. Në fund ishte momenti për Pavkov që vulosi me autogolin e tij edhe eliminimin e Zvezdës, që u mbështet në fakt nga vetë tifozët e kësaj skuadre.
Ivanic i Zvezdës bëri një faull ndaj Cornaud të Maccabi dhe arbitri Taylor vendosi të linte avantazhin sepse aksioni i rrezikshëm dhe premtues, në një pozicion të shkëlqyer për të bërë dëm. Më pas në tribunën lindore ku ishin ultrasit e Zvezdës u dëgjua një vërshëllime e madhe, e cila hutoi të gjithë lojtarët në fushë, ndaj arbitrit anglez iu desh të “kthejë faullin”.
Izraelitët ishin të zemëruar për këtë, por pikërisht nga ajo goditje e dënimit e ekzekutuar, Pavkov do të dërgonte topin në rrjetën e tij dhe kështu izraelitët arritën që të kalonin në fazën e grupeve të Champions League. Kështu marrëzia e tifozëve i shkaktoi një dëm të madh skuadrës. /Sport Ekspres/
Zvezda ostala bez LŠ zbog epske gluposti navija?a? pic.twitter.com/lw1m9u2siG
— kojic_sportski (@KSportski) August 24, 2022