VIDEO/ I dëshpëruar me veten dhe me kokën ulur, Armando Broja del nga fusha dhe bën tjetër paraqitje zhgënjyese me Chelsea-n

Armando Broja e ka nisur nga minuta e parë përballjen mes Luton dhe Chelsea. Pochetino i besoi sërish sulmuesit shqiptar, që është dukshëm larg formës së tij ideale. Lojtari i Shqipërisë ka bërë një tjetër paraqitje zhgënjyese.

Në asnjë moment i rrezikshëm për rivalët, shumë topa dhe duele të humbura dhe thuajse asnjë driblim i dalë. Në minutën e 60 të takimit, Broja doli nga fusha duke i lënë vendin Nkuku. Sulmuesi u pa qartësisht i dëshpëruar me veten dhe me kokën ulur, shkoi për të qëndruar në stol dhe për të parë ndeshjen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *