CSKA-ja e Sofies ka humbur finalen e Kupës së Bullgarisë kundër Lokomotivës së Plodvivit, e luajtur në praninë e 12 mijë tifozëve. Verdikti final u vendos nga pika e bardhë e penalltisë, teksa si koha e rregullt ashtu edhe shtesa përfundoi me shifrat e barabarta 0-0. Por “ruleta ruse“ do të fliste për Lokomotivën e Plodvivit dhe shkak këtu do të bëhej ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Sowe.
Ky i fundit ishte i dyti që do të godiste topin nga 11 metrat, por humbur duelin me portierin kundërshtar, i cili hyri në lojë pak para vërshëllimës finale enkas për penalltitë. Sowe do dërgonte topin në të majtë të portës, megjithëse pa mundur dot të shënojë. Duke qenë i vetmi që gaboi ta dërgonte topin në rrjetë, ish-lojtari i Superiores mbash kështu peshën e humbjes, duke i hequr trofeun nga duart CSKA-së. Një trofe ky pranë së cilit po ai vetë e dërgoi ekipin, teksa në gjysmëfinale do të shënonte edhe golin e sigurisë për CSKA-në e Sofies./Halit Delibashi-Sport Ekspres/