Gwangju dhe Jasir Asani janë kualifikuar më tej duke përmbysur japonezët e Vissel Kobe. Këta të fundit kishin fituar në shifrat 2-0 në ndeshjen e parë, ndërsa Gwangju fitoi në po të njëjtat shifra në të dytën.
Në minutën e 85, Asani shënoi nga penalltia duke dërgyar takimin në shtesë në Champions League e Azisë. Kur pritej kalimi në penallti, në të 117, Asani ka shënuar një tjetër gol të çmendur për t’i kaluar shifrat në 3-0. I bekur nga Zoti me talentin e tij, ky njeri është i çmendur. Jo vetëm që i dha kualifikimim Gwangju, por në çfarë mënyre… /Sport Ekspres/