VIDEO/ I bie të fikët në fushë dhe pastaj kur ulet në stol, lojtari shqiptar shkakton panik të madh në Hungari

Lirim Kastrati ka shkaktuar panik të madh në Hungari. Mbrojtësi i Kosovës ka luajtur nga minuta e parë në ndeshjen mes Ujpest dhe Kecskemeti, e cila u mbyll në shifrat 3-0. Pas 30 minutash loje, Kastrati kishte një përplasje në zonë. Ai u rrëzua në tokë dhe humbi ndjenjat. Në alarm të madh, shokët e ekipit thërritën ekipin e doktorëve që ndërhyn menjëherë te Kastrati.

Pasi lojtari e kaloi këtë moment të vështirë, ka kërkuar që të kthehet prapë në fushë, por trajneri nuk e lejoi. Për fat të mirë që tekniku i Ujpjest mori këtë vendim, pasi në mediat hungareze u raportua se Kastrati kishte humbur ndjenjat dhe kur ishte ulur në stol, për herë të dytë. Megjithatë nuk ka asgjë serioze sa i përket shëndetit të futbollistit që do të shtrohej në spital për të marrë mjekimin e duhur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *