VIDEO/ I bëjnë futboll amerikan për ta ndaluar, Florian Kamberi lë gjurmë për ditëlindje në fitoren e Rangersit

Florian Kamberi ka qenë sërish protagonist me fanellën e Rangersit. Sulmuesi shqiptar e ka nisur ndeshjen nga stoli, por me shansin e parë që i është dhënë ka ditur sit a hfrytëzojë. Futbollisti kuqezi ka hyrë në lojë në minutën e 63-të të takimit, ndërsa në të 77-n shërben për Kent, që e dërgon topin në rrjetë, duke shënuar edhe golin e fitores në transfertën kundër Ross County.

Kështu Kamberi i ka bërë një dhuratë vetes së tij për ditëlindjen e 25, megjithëse do të kishte dashur që të tundte edhe vetë rrjetën kundërshtare. Gjithsesi, përveç asistit të dhuruar, lojtari më i ri i Shqipërisë i ka sjellë një tjetër ritëm lojës, teksa kundërshtarët e kanë pasur të vështirë ta markonin. Madje në minutën e fundit të shtesës, Callum Morrisit i është dashur ta kthejë në një ndeshje të futbollit amerikan, pasi nuk kishte tjetër mënyrë për të ndalur Florian Kamberin. Ndërkohë tashmë sulmuesin shqiptar kanë nisur ta shohin edhe si një hajmali te Rangersi, teksa është hera e tretë që hyn nga stoli dhe i sjell fitoren ekipit të drejtuar nga Gerrard./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *