Një vendim që shkakton shumë habi, trajneri i Veronës ul në stol Marash Kumbullën

Verona ka udhëtuar drejt Sampdorias për të luajtur ndeshjen e javës së kaluar, e cila u shty për shkak të koronavirusit. Të dyja klubet kanë publikuar edhe formacionet zyrtare, ku surprizon ai i trajnerit Juriç. Ky i fundit ka vendosur të lërë në stol titullarin e përhershëm, Marash Kumbullën. Mbrojtësi shqiptar ka bërë një sezon të shkëlqyer dhe ka tërhequr pas vetes shumë emra të njohur skuadrash, teksa shihet si një lojtar i së ardhmes.

Por kreu i pankinës së Veronës ka zgjedhur ta ulë në stol në takimin e sotëm, duke krijuar disi habi në opinionin sportiv. Ende nuk duhen arsyet që kanë shtyrë Juriç për të marrë një vendim të tillë, pasi edhe mediat italiane nuk kanë një përgjigje nëse ka qenë një zgjedhje e vetë trajnerit apo ka qenë i detyruar për shkak të ndonjë shqetësimi që Kumbulla mund të ketë shfaqur. Gjithsesi duhet të presim deri në fund të 90 minutave për tu njohur me motivet e uljes në stol të Marash Kumbullës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online